“Touaregu” i zhdukur në Serbi, i gjendet djalit të politikanit

Kronikë e zezë

“Touaregu” i zhdukur në Serbi, i gjendet djalit të politikanit

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 23:33

Djalit të politikanit Aleksandër Biberaj i gjendet një automjet i vjedhur, ndërkohë që denoncimi për zhdukjen e tij është bërë plot 7 vite më parë. Konstatimi ka ardhur pasi mjeti ka rezultuar i kërkuar në Interpol. Burimet nga policia e Tiranës bëjnë me dije se gjatë verifikimeve ka rezultuar që automjeti tip Volkswagen Touareg me targë TR 3555 U në pronësi të shtetasit Klajdi Biberaj, 28 vjeç është sekuestruar për shkak të verifikimeve të kryera nga INTERPOL ku rezulton se është vjedhur në Serbi në vitin 2007.

Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se mjeti nuk dihet se kur ka hyrë në vendin tonë dhe se do të jetë pikërisht i zoti që do të japë edhe të dhënat e para mbi personin të cilit ia ka blerë automjetin luksoz. Klajdi Biberaj i ka thënë policisë se nuk e kishte të vjedhur por e kishte blerë. Ai ka mohuar para policisë të ketë lidhje me vjedhjen se sipas pretendimeve të 28-vjeçarit ia ka blerë një personi në Tiranë disa vite më parë. Policia po punon për të verifikuar kohën e hyrjes së mjetit në vendin tonë dhe personat që e kanë poseduar para se mund të ketë blerë Biberaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat