Vidhte energjinë elektrike, në kërkim 42-vjeçari

Kronikë e zezë

Vidhte energjinë elektrike, në kërkim 42-vjeçari

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 23:31

VLORË-Një 42-vjeçar është shpallur nën kërkim, pasi akuzohet për vjedhjen e energjisë elektrike. Adnant Muharremi, banues në lagjen “1 Maji” në qytetin bregdetar të Vlorës, është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ditën e premte nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, u konstatuan tetë objekte, nën pronësinë e shtetasit, ku vidhej energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme.

Sipas burimeve të policisë, 42-vjeçari nuk kishte vendosur aparat matës për energjinë elektrike në një dyqan, lokal dhe disa njësi të tjera shërbimi në pronësi të tij. Për këtë, policia nisi procedimin penal dhe po punon për kapjen e tij për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat