Dyshonin se kishte Ebola, e lënë të vdesë nga mbidoza

Kronikë e zezë

Dyshonin se kishte Ebola, e lënë të vdesë nga mbidoza

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 23:30

Një trafikant droge nga Nigeria, u la të vdiste në aeroportin kryesor të Madridit, pasi disa qese me kokainë i shpërthyen në stomak. Ai kaloi 50 minuta pa asnjë kujdes mjekësor duke u lëkundur në dysheme, pasi dyshohej se ishte mbartës i sëmundjes së Ebolës.

Burri mbërriti në aeroportin e Madrid-Barajas në një fluturim të “Turkish Airlines” nga Stambolli, kur çanta e kokainës i plasi në barkun e tij. Ai u bë shumë keq, pasi kaloi në mbidozë, por u la pa kujdesin e duhur mjekësor për 50 minuta.

Incidenti ndodhi të shtunën, në aeroport ku burri filloi të dridhej nga mbidoza, duke alarmuar të gjithë të pranishmit, të cilët nuk bënë gjë tjetër veçse të prisnin ekipin mjekësor të specializuar për sëmundjet infektive. Megjithëse burri ishte nigerian, gruaja e tij tha se ai nuk e kishte vizituar Nigerinë në katër vitet e fundit.

Ndërhyrja në mënyrë të shpejtë është e vetmja mënyrë për të shpëtuar dikë që vuan nga mbidoza, por mesa duket burri nuk e pati këtë ndërhyrje, e cila nëse do të ishte bërë në kohë do të rezultonte jetike për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat