​Arrestohet Sh.Hallaqi, personi që sulmoi policinë në Prizren

Kronikë e zezë

​Arrestohet Sh.Hallaqi, personi që sulmoi policinë në Prizren

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 18:39

24 orë ju kanë dashur Policisë së Kosovës në Prizren, që të arrestoj Sh.Hallaqin, i cili disa ditë më parë i sulmoi ata me armë në stacionin e Policisë në Prizren.
Hallaqi, në gjendje të dehur ishte futur në stacionin policorë në gjendje të dehur, dhe ka shtënë disa herë me armë në mënyrë të pakontrolluar, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Por, pas një punë intensive njëzetekatërorëshe (24) njësitë hetimore të DRP-Prizren e të mbështetura nga Njësitë e Reagimit të Shpejtë si dhe të Stacionit Policor në Prizren është arrit që të finalizohet plani operativ në kapjen e të dyshuarit Sh Hallaqi.

“Që nga koha e kryerjes së veprës penale në vazhdimësi, dhe me veprime tejet intensive hetimore ka arrit që sot datë 25.10.2014 rreth orës 11:00, të lokalizoj vend lokacionin e personit të dyshuar në Lagjen Arbana në Prizren, ku arrestohet i dyshuar derisa me vete kishte edhe Pushkën automatike AK-47, dy karikator dhe 49 fishek të kalibrit të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.

Arma si dhe municioni janë konfiskuar nga Krim teknika e Stacionit Policor Prizren, si provë materiale me dyshimin se kjo armë e konfiskuar nga i dyshuari i lartcekur është përdorë në rastin e sulmit në stacion.

Policia njofton se ky plan ka përfunduar pa ndonjë dëm material duke e pasur parasysh rrezikshmërinë e personit në fjalë.

Hallaqi, sipas policisë, ka pranuar fajin gjatë intervistës por është arsyetuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Hallaqit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat