Arrestohet prizrenasi që dha veturën e huaj për borxh

Kronikë e zezë

Arrestohet prizrenasi që dha veturën e huaj për borxh

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 16:05

Një mashtrim i komplikuar ka ndodhur në Prizren, kur një person ia ka marrë makinën një qytetari tjetër, dhe të njëjtën e ka dhënë për një borxh me vlerë 3 fish më të ultë.

Viktima ka dhënë edhe 1500 euro për të rikthyer veturën e tij. Polica raporton se ka arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka marr në shfrytëzim me autorizim nga viktima mashkull shtetas turk veturën BMW në vlerë prej 12.000 euro. I dyshuari për shkak të një borxhi të tij prej 4000 euro i ka dhënë veturën një personi tjetër në Prishtinë”, njofton Policia, përcjell koha.net. “Viktima me datën 23.10.2014 i ka dhënë me kontratë të përpiluar te noteri edhe 1500 euro e qëllim që automjeti t’i kthehet. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat