Lezhë, 3 persona të armatosur grabisin një shtëpi

Kronikë e zezë

Lezhë, 3 persona të armatosur grabisin një shtëpi

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 11:29

Shtëpia e një shtetasi është grabitur nga tre persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Autorët kanë arritur të grabisnin nga shtëpia e Luigj Prekës, disa bizhuteri me vlerë. Mësohet se tre grabitësit kanë dhunuar edhe një grua.

Policia ka arritur të gjejë makinën e braktisur të tre grabitësve, rreth 2 km larg fshatit Balldre.

Ndërkohë efektivët e policisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat