Elbasan, arrestohet një i dënuar për drogë dhe një tjetër për përndjekje

Kronikë e zezë

Elbasan, arrestohet një i dënuar për drogë dhe një tjetër për përndjekje

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 08:56

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për trakifim të narkotikëve.

33-vjeçari, Arjan Gaçe, lindur dhe banues ne fshatin Shushicë, kërkohej nga policia pasi gjykata e kishte dënuar me 7 vjet burg per vepren penale “Prodhim dhe shperdarje te lendeve narkotike” e kryer ne bashkepunim.

Policia e Elbasanit arrestoi gjithashtu shtetasin Enea Panxhi, 21 vjeç, lindur e banues ne Elbasan. Arrestimi i ketij shtetasi u be per arsye se ne menyre te vazhdueshme ka perndjekur shtetasen S.Q.

Ndërkohë gjatë kontrollit të policisë, të riut iu gjetën dhe sekustruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri karabine simonov, një pistoletë sportive si dhe një sasi prej 2gr lëndë narkotike e llojit kanabis sattivas.

Materialet lidhur me dy të arrestuarit iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat