Tiranë, sekuestrohen 1.3 kg heroinë antidroga arreston 3 persona

Kronikë e zezë

Tiranë, sekuestrohen 1.3 kg heroinë antidroga arreston 3 persona

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:46

Efektivët e antidrogës në kryeqytet kanë sekuestruar 1.5 kg heroinë të pastër ndërsa ka arrestuar edhe 3 persona të cilët dyshohen si posedues dhe shpërndarës së lëndës narkotike. Operacioni i koduar "Trafik 2014" është organizuar nga strukturat e Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, është finalizuar mesditën e sotme.
Mësohet se gjatë hetimeve u arrit identifikimi dhe më pas arrestimi i 3 personave të dyshuar, Lulzim Fregjaj, 56 vjeç, Vilfred Cenolli 49 vjeç dhe Klodian Spahi,36 vjeç.

Burime nga policia bëjnë të ditur se këta 3 persona u kapën në një banesë të ndodhur në rrugën e “Durrësit” në Tiranë, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike Heroinë si dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Policia bën të ditur se nga hetimet e kryera deri më tani, është arritur të goditet në kohë një linjë trafiku, Turqi – Shqipëri, duke sekuestruar sasinë prej 1.5 kg lëndë e dyshuar Heroinë e pastër, e cila ishte e ndarë në disa pako.

Gjithashtu mësohet se hetimi ka nisur në muajin Gusht të këtij viti, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ky hetim, do të vijoj për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat