Aksioni ndaj kontrabandës, sekuestrohen kondicionerë në Kakavijë

Kronikë e zezë

Aksioni ndaj kontrabandës, sekuestrohen kondicionerë në Kakavijë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:23

Sekuestrohen disa kondicionerë kontrabandë në Doganën e Kakavijës. Një numër i konsiderueshëm kondicionerësh nuk ishin deklaruar nga ana e kompanisë që po kalonte transit.

Malli i sekuestruar arrinte një vlerë prej 35.571 euro. Punonjësit e doganës, gjatë kontrollit të një kamioni të subjektit “G.S. M Klimaire sh.p.k”, rezultuan se nuk ishte deklaruar malli “kondicioner”.

“Ky mall u cilësua kontrabandë pasi ishte në tenativë për të kaluar kontrollin e degës doganore pa u deklaruar më parë. Malli është sekuestruar dhe kompania është penalizuar nga Dega Doganore Kakavijë,” thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Kjo e fundit bën me dije se lufta ndaj kontrabandës do të vazhdojë, në çdo pikë doganore të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat