Sulm me sëpatë në New York: Një i vdekur, dy policë të plagosur (Video)

Kronikë e zezë

Sulm me sëpatë në New York: Një i vdekur, dy policë të plagosur (Video)

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:57

Një njeri me sëpatë e ka kthyer një rrugë të zënë të New Yorkut në një skenë të kaosit të përgjakshme, duke e prerë me sëpatë një polic në pjesën e prapme të kokës dhe një tjetër në krah para se dy oficerë policor të tjerë e qëlluan atë për vdekje në vend.

Oficeri Kenneth Healy, 25 vjeçar, kishte vetëm pesë muaj që ishte në detyrë kur i çmenduri Zale Thompson, 32 vjeçar, nga Queens - një "dijetar", por "çuditshëm" i konvertuar se fundi në Islam – ia theu pjesën e prapme të kafkës së tij me një sëpatë të vogël.

Një grua 29-vjeçare duke ecur një gjysmë-blloku larg nga çmenduria që po ndodhte, ishte goditur në shpinë nga një plumb qorr i policisë dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, sipas burimeve të Dailytelegraf.

Policia e New Yorkut është duke hetuar nëse ekstremizmi islamik ka luajtur ndonjë rol në sulmin që në dukje ishte i rastësishëm, i cili la policin fillestar në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme të enjten në mbrëmje.

"Nuk ka asgjë që ne dimë në këtë kohë që do të tregonte se ka të bëjë me [terrorizmi islamik]," tha komisioneri i policisë, Uilliam Bratton, në një konferencë për shtyp në Spitalin Xhamajka të enjten.

"Kjo është ajo së çfarë hetimi do të përpiqet për të përcaktuar," Bratton tha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat