Përdor invaliden për të mos paguar taksa, arrestohet 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Përdor invaliden për të mos paguar taksa, arrestohet 60-vjeçari

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:09

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 60-vjeçar nën akuzën e mashtrimit, pasi ka përdorur emrin e një invalideje pa dijeninë e saj në mënyrë që të mos paguante taksat e makinës.

Mësohet se Veli Kumrija i kishte bërë dokumentet e makinës në emrin e invalides për të shmangur detyrimin e taksës vjetore, çka me ligj nuk paguhet nga invalidët. E gjithë kjo është bërë pa dijeninë e të verbrës.

60-vjeçari, Veli Kumrija akuzohet për mashtrim dhe falsifikim të dokumentave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat