Gjuhet me automatik Stacioni i Policisë në Prizren

Kronikë e zezë

Gjuhet me automatik Stacioni i Policisë në Prizren

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:38

Stacioni i Policisë “Alfa” në Prizren është sulmuar sot në orët e hershme të mëngjesit me automatik nga një person i panjohur.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga rreshteri policor i rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se ende nuk dihen motivet dhe rrethanat të cilat mund ta kenë shtyrë këtë person të gjuajë me automatik ndaj stacionit që gjendet në qendër të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat