Rrëfimi rrënqethës: I fejuari më mashtroi, për 1 vit prostituova në Francë

Kronikë e zezë

Rrëfimi rrënqethës: I fejuari më mashtroi, për 1 vit prostituova në Francë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:33

Ajo besonte se kishte gjetur dashurinë e jetës, por nuk e kishte menduar asnjëherë se largimi me të drejt Francës do të ishte fillimi i një jete të re që do e shndërronte në prostitutë. Kjo është historia aspak e zakontë e A., vajzës e cila jo vetëm që arriti të shpëtonte nga rrjeti i trafikantëve, por edhe të gjente forcën për të rinisur jetën e saj nga e para.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, vajza(emrin e së cilës nuk mund ta japim) rrëfen se si është njohur me të dashurin e saj, ëndrrat që thurën bashkë për një jetë më të mirë në Francë dhe kthimin e saj në prostitutë në këtë shtet deri ditën e kthimit të saj sërish në Shqipëri dhe nisjen e jetës nga e para.

Kur ka nisur si histori? Sa kohë më parë?

Historia ime ka filluar në vitin 2010, viti kur unë u njoha me G. Ai ishte dashuria ime. Njeriu të cilit i besoja më shumë se vetes. Më bënte të ndihesha shumë mirë dhe kujdesej për mua. Kështu me miratimin e prindërve u fejuam. Në fejesën tonë kishte shumë të ftuar nga të dyja familjet.

Çfarë ndodhi më pas?

Pas fejesës, G. filloi të më thoshte se ishte momenti që të mendonim për jetën tonë, vetëm jashtë Shqipërisë do të mund të ndërtonin një jetë më të mirë dhe se tashmë kishim njëri-tjetrin. Kështu një ditë vendosa të largohem me të.
Me çfarë formash ju detyronte që të bënit punën?

Nëse nuk bëja çfarë donte G. rrihesha barbarisht dhe sikur të mos mjaftonte kjo më kërcënonte me jetën e familjarëve të mi. Përshkruante me detaje se çfarë do ti bënte vëllait tim të vogël nëse unë nuk sillesha siç donte ai. Mund të duroja gjithçka mbi veten time, por vëllezërit dhe prindërit nuk mund të lejoja të mi prekte, kisha aq shumë frikë për ta.

Sa kohë zgjati shfrytëzimi?

Një vit.

Cilat kanë qenë momentet më të këqija që mbani mend gjatë kohës që keni qenë e shfrytëzuar?

Çdo ditë për mua ka qenë e vështirë. Askush nuk e di çfarë kam provuar, askush, as nuk mund ta imagjinojë këtë. Nga t’ia filloj ... Nga grushti që më vinte mbrapa kokës kur G. e shikonte të arsyeshme, nga 12 orët e kaluara në rrugë për të plotësuar sasinë e lekëve që G. donte në shtëpi, nga shkelmat që ndjeja në bark edhe pse e dinte që isha shtatzënë ...

A ka pasur vajza të tjera që shfrytëzoheshin prej tij? Ju punonit në rrugë apo ai ti sillte klientët në shtëpi?

Po, kishte edhe vajza të tjera, por nuk qëndronim në një shtëpi. Unë i njihja edhe i shihja edhe ato në rrugë.

Çfarë çmimesh paguanin klientët?

Nga 30 në 100 euro.

Si arritët të shpëtonit nga kjo histori?

Periudhën e fundit G. u largua nga Franca dhe jetonte në Itali për shkak të problemeve të veta. E megjithatë unë vazhdoja të tmerrohesha kur dëgjoja zërin e tij, edhe nga telefoni ai njeri kishte pushtet mbi mua. E dija që edhe pse nuk ishte më në Francë, kishte lënë dikë që më ruante. Derisa një ditë gjeta guximin (edhe vetë nuk e besoj sesi) dhe kërkova ndihmë tek policia franceze.

Patët frikë të bënit denoncimin pranë autoriteteve?

Frikë kisha shumë, por jo për vete, kisha frikë për familjen time, për vëllain, prindërit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat