Shkodër, kapen 10 kg marijuanë, autori largohet drejt Malit të Zi

Kronikë e zezë

Shkodër, kapen 10 kg marijuanë, autori largohet drejt Malit të Zi

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:05

Shkodër - Shërbimet e Policisë Kufitare sekuestruan sot në mbrëmje 10 kg marijuanë në zonën kufitare të Hanit të Hotit në rrethin e Shkodrës.

Poseduesi i lëndës narkotike është identifikuar, por ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Efektivët po punojnë në bashkëpunim me policinë malazeze për të vënë në pranga shtetasin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat