Karteli i drogës vret dhe poston foton e viktimës së pajetë në Twitter

Kronikë e zezë

Karteli i drogës vret dhe poston foton e viktimës së pajetë në Twitter

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 22:02

Një kartel droge në Meksikë, pasi ka vratë një gazetare tejet të njohur të rrjeteve sociale, ka fotografuar trupin e saj të pajetë dhe fotot i ka publikuar në llogarinë e viktimës në rrjetin social Twitter.
María del Rosario Fuentes Rubio përdorte një emër të rremë për të raportuar krimin e organizuar në Tampulipas të Meksikës, ku anëtarët e një karteli, persona ende të paidentifikuar, e rrëmbyen dhe më pas e vranë.
Lajmi u publikua vetëm në pak media vizive dhe të shkruara, për shkak të kërcënimeve të marra nga anëtarët e grupeve kriminale dhe të drogës të quajtur
Zetas dhe Gulf Cartel.
Qytetarët lokalë u deshën të ktheheshin sërish në rrjetet sociale për të marrë vesh mbi lajmin dhe ngjarjen e ndodhur. Maria punonte në një faqe interneti shumë të njohur në vend, “Valor por Tampulipas”, media e cila ndiqet nga 510 mijë fansa në Facebook dhe 100 mijë ndjekës në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat