Korçë, një 22-vjeçar hyn në auditor dhe dhunon studenten

Kronikë e zezë

Korçë, një 22-vjeçar hyn në auditor dhe dhunon studenten

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:18

Një incident serioz ndodhi sot në universitetin “Fan Noli” të Korçës, ku një djalë i ri arriti të hyjë lehtësisht në mjediset e fakultetit dhe më tej në auditor duke dhunuar psiologjikisht një vajzë. Lajmi konfirmohet nga burime policore lokale të cilat i thanë agjencisë NOA.al se bëhet fjalë për Enea Cenollarin, i cili ditën e sotme është drejtuar në ambientet e Universitetit “Fan Noli”, në auditorin ku ishte duke marrë leksion studentja e psikologjisë, e identifikuar me inicialet R.H. Fillimisht i riu i ka kërkuar leje profesorit të merrte studenten pasi kishte diçka për të sqaruar me të, por e reja nuk i është bindur. Në precipitim të situatës, 22 vjeçari në gjendje të dehur, nën ushtrimin e dhunës psikologjike, e ka tërhequr vajzën forcërisht jashtë ambienteve të auditorit. Studentët dhe profesori kanë lajmëruar policinë, të frikësuar për ndonjë gjë që mund t’i ndodhte studentes së re në moshë. Forcat e policisë së Korçës kanë mbërritur në ambientet e universitetit, ku kanë mundur të identifikojnë personin në fjalë dhe bashkë me vajzën, janë shoqëruar të dy në ambientet e policisë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat