Dritan Rexhepi, në listën e 11 kriminelëve më të kërkuar në Britani

Kronikë e zezë

Dritan Rexhepi, në listën e 11 kriminelëve më të kërkuar në Britani

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 17:49

“Sky News” ka përmbledhur 11 kriminelët e huaj, të cilët janë edhe më të kërkuarit nga drejtësia në Britaninë e Madhe.

Mes tyre është edhe shqiptari Dritan Rexhepi, i cili akuzohet për vrasjen e dy burrave në Shqipëri. Po ashtu, ai akuzohet për kryerjen e një vjedhjeje në një shtëpi në Belgjikë, por edhe për lidhjen dhe kërcënimin me thikë të pronarëve të saj.

Më poshtë jepen emrat 10 të kërkuarve të tjerë, si dhe veprat penale për të cilat akuzohen.

1. Michal Smolen kërkohet për një sulm me armë që ka kryer në Poloni në vitin 2009.

2. Pawel Chmielorz dënohet për sulme të dhunshme në Poloni, të cilat kanë shkaktuar dëmtime serioze koke tek viktimat. Ai duhet të dënohet me dy vjet e gjysmë burg.

3. Robert Grygoruk është në kërkim për 24 sulme, ku përfshihen posedimi i një arme, prodhimi dhe shitja e amfetaminës, tregtimi i 5 kilogramëve kanabis, mashtrim dhe vjedhje.

4. Evaldas Rabikauskas kërkohet për përdhunimin e një vajze të narkotizuar në një shtëpi në Lituani në vitin 2007. Besohet se ai ka lidhje në Hertfordshire.

5. Ioan Cretu, 36 vjeç, kërkohet për një vrasje, të cilën nuk e ka pranuar, të kryer në Rumani në vitin 2005. Besohet se ai ka lidhje në Londër, veçanërisht në zonën e Vaterlusë.

6. Dariusz Glowacki dyshohet se ka përdhunuar fëmijë në Poloni. Policia deklaron se ai mund të jetë autori i dy sulmeve seksuale dhe se ka lidhje më rajonet e Acon-it dhe Slough-it.

7. Constantin Niciu kërkohet si autori i zhdukjes së dy burrave që refuzuan të marrin pjesë në operacionet e trafikimit të qenieve njerëzore. Ata u lidhën dhe u goditën me një copë dru.

8. Costin Stoica dyshohet se ka qenë në shoqërinë e një grupi që sulmuan një grua në fytyrë me gaz helmues para vjedhjes së çantës së saj në Rumani në vitin 2002.

9. Krzysztof Zakrewski dyshohet se ka grabitur dhe sulmuar, në bashkëpunim, një burrë në Poloni.

10. Serhat Aslan është në kërkim për lidhjet me vrasjen tragjike të një 19-vjeçari në Turqi në vitn 2004, pas një grindjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat