Abuzoi me fondet për 9 vjet, kallëzohet kreu i Shoqatës së të Verbërve

Kronikë e zezë

Abuzoi me fondet për 9 vjet, kallëzohet kreu i Shoqatës së të Verbërve

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:26

Ministri i Mirëqenies Sociale kallëzon penalisht kreun e Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj.

Sipas burimeve të ministrisë, rezulton se Tafaj abuzoi me fondet që prej vitit 2005 deri në vitin 2014, në Qendrën Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve në Shqipëri.

Nga Ministria e Mirëqenies Sociale, raportohet se Tafaj ka përvetësuar në këtë periudhë kohore një shumë prej 1.2 mln dollarë, duke ndryshuar destinacionin e fondeve të dhëna nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat