Gjendet një trup i pajetë i një femre në lumin Lumbardh të Pejës

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i pajetë i një femre në lumin Lumbardh të Pejës

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:12

Një qytetar ka raportuar PK-në se derisa shkonte për të punuar në lokalin e tij, kishte vërejtur në lumin Lumbardhë një person të gjinisë femërore të shtrirë në lum.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shkuar në vendngjarje dhe aty kanë arritur edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Rastit i janë përgjigjur edhe njësitet tjera relevante si dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit kanë arritur që të identifikojnë viktimën, shtetasen e nacionalitetit rom N. T. (27.12.1941) lindur dhe banuese në lagjen “7 Shtatori” në Pejë.

Me urdhër të prokurorit të çështjes viktima dërgohet për obduksion. Njësiti i mjekësisë ligjore rreth orës 10:10 kanë tërhequr viktimën dhe dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lidhur me këtë hetuesit rajonalë në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorin e shtetit po zhvillojnë hetime për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe rasti është klasifikuar si ‘hetim i vdekjes’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat