Çifti britanik gjendet i vdekur në hotel, pas një koktail drogash

Kronikë e zezë

Çifti britanik gjendet i vdekur në hotel, pas një koktail drogash

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 14:43

Ky ka qenë fati tragjik i një çifti britanik, i cili ishte martuar nëntorin e kaluar. Ata janë gjendur të vdekur në një hotel në Indi, pranë ndërtesës së famshme të Taxh Mahalit.
Skena e gjetjes së trupave të tyre është shokuese, pasi ata ndodhen në krevat mes një lumi medikamentesh, si qetësues, pilula për akthin, anti-depresantë, valium dhe shishe bosh të shurupit për kollën.

James dhe Alex Gaskell, 27 dhe 24 vjeç, të dy të diplomuar si mësues, vdiqën nga overdosa e ilaçeve të forta dhe përzierja që kishin marrë.

Skena shokuese e vdekjes qëndron në kontrast me fotot e lumtura që ata kishin postuar vetëm pak ditë më parë nga një tempull në Delhi.

Prova për varësinë nga droga të çiftit është Twitteri i Alex, i cili ka postuar një mori statusesh për varësinë e tij nga droga, ilaçet e forta dhe alkooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat