Një i vdekur dhe 23 të lënduar në aksidente gjatë ditës së djeshme

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe 23 të lënduar në aksidente gjatë ditës së djeshme

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:54

Një person ka humbur jetën të mërkurën në QKUK, përderisa po merrte tretmanin mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku.
Aksidenti që i solli vdekjen, ka ndodhur ditë më parë në fshatin Greme të Ferizajt.

Përveq personi që ka vdekur, gjatë ditës së djeshme raportohet se lëndime kanë marrë 23 persona, nga aksidentet e shkaktuara në komunikacion.

Policia raporton se kanë qenë dhe 34 aksidente të tjera por pa të lënduar dhe se janë shqiptuar 802 tiketa.

Janë arrestuar 11 persona ndërsa në mbajtje janë dërguar 10 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat