Shkëmbim zjarri në Shkodër, asnjë i lënduar

Kronikë e zezë

Shkëmbim zjarri në Shkodër, asnjë i lënduar

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 11:12

Një shkëmbim zjarri është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Sipas burimeve lokale, mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, ku persona të paidentifikuar që udhëtonin më një makinë tip “Audi”, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine tip “Benz”, ngjyrë e bardhë, e cila drejtohej nga shtetasi K.P, 40 vjeç.

Në makinë me 40-vjeçarin ndodhej edhe shtetasi N.R., 46 vjeç nga Malësia e Madhe, ndërsa nga të shtënat fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat