Bie nga pallati një burrë në Elbasan, gjen vdekjen

Kronikë e zezë

Bie nga pallati një burrë në Elbasan, gjen vdekjen

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 09:43

Një person ka gjetur vdekjen në Elbasan, duke rënë nga pallati. Në lagjen “Çlirimi” Fadil Guri, 74 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit të banimit, nga kati i gjashtë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor kreu veprimet proceduriale të rastit dhe rezultoi se ngjarja është aksidentale, për shkak të humbjes së ekuilibrit nga i moshuari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat