“Mbreti” i drogës mori pasaportën në Lipjan

Kronikë e zezë

“Mbreti” i drogës mori pasaportën në Lipjan

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:38

Boshnjaku Safet Kaliq, i shumëkërkuari nga Interpoli, ka arritur që ta ndryshojnë identitetin në Kosovë, përkatësisht në Lipjan, ku edhe u pajis me pasaportë me emrin e rremë, Rifat Muriq.
Kontrabanduesit të drogës, Safet Kaliq, i dyshuar për shpëlarjen e mbi 7 milionë eurove të fituara nga shitja e drogës, shtetas i Malit të Zi, i është siguruar pasaportë false në mes të Kosovës me vulë zyrtare.

Kaliqit i është ndryshuar emri në Rifat Muriq në pasaportën e Kosovës, e cila mban edhe vulën për regjistrim civil në Lipjan.

Burime të Zërit tregojnë se ai ka jetuar për një kohë në Kosovë gjatë së cilës periudhë i është përgatitur edhe pasaporta.

Me këtë dokument, Kaliq ka arritur që të depërtojë në Evropë përmes Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat