E tmerrshme, përdhunohet vajza 3 vjeçare (Video)

Kronikë e zezë

E tmerrshme, përdhunohet vajza 3 vjeçare (Video)

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 23:15

Një ngjarje e tmerrshme është shënuar këtë të martë në Indi, ku një vajzë 3 vjeçare është përdhunuar mizorisht nga një person i panjohur në një kopsht.
Vajza e moshës tre vjeçare, e cila frekuentonte një shkollë private në “Orchid International School” të Bangalore, në shtetin e Karnataka, është përdhunuar nga një mashkull i panjohur deri më tani, transmeton TetovaSot.

“Ne kemi regjistruar një çështje penale të martën vonë në një ankim të babait të viktimës se vajza e tij e re ishte abuzuar seksualisht në ambientet e “Orchi International Schol”, tha policia.

“Ne jemi duke kontrolluar pamjet e kamerave të sigurisë të instaluara në shkollë dhe kemi marrë në pyetje të gjithë stafin e shkollës”, thonë nga policia.

Ky incident i abuzimit seksual në një shkollë të qytetit ka ndodhur pothuajse pas tre muajve, pasi një vajzë gjashtë-vjeçare ishte dhunuar nga dy instruktorët e palestrës brenda ambienteve të një shkollë private në Bangalore më 3 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat