Humb kontrollin mjeti, vdesin dy pasagjerë, plagosen 3 të afërm

Kronikë e zezë

Humb kontrollin mjeti, vdesin dy pasagjerë, plagosen 3 të afërm

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 17:51

Shpejtësia e madhe e mjetit tip Fiat ku udhëtonin 5 persona të afërt me njëri-tjetrin, ka rezultuar fatal për dy prej tyre. Nga të dhënat e policisë mjeti tip FIAT me targa EL 2028 C ka dalë nga rruga, në fshatin Gradisht në një segment të drejtë.
Për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Jani Baku, dhe Anxhela Buzani, që të dy pasagjerë në mjetin që drejtohej nga Indrit Buzani, I cili mbeti I plagosur rëndë së bashku me pasagjerët Dhimitër Buzani, bashkëshortin e viktimës Anxhela Buzani.
E plagosur rëndë ka mbetur dhe e mitura me iniciale L.S. Ndërkohë dy prej të plagosurve kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihmën e parë. Policia e Elbasanit pasi mbërriti në vendin e aksidentit tragjik, konfirmoi se shpejtësia është shkaktarja e vdekjes së dy pasagjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat