Grabitin 100 mijë € të fshehura nën dysheme, në kërkim autorët

Kronikë e zezë

Grabitin 100 mijë € të fshehura nën dysheme, në kërkim autorët

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 15:57

Një banesë në fshatin Mifol të Vlorës është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar. Grabitësit kanë arritur të rrëmbejnë një shumë prej 100 mijë eurosh.

Lajmi konfirmohet nga A1 Report, për të cilin vetë familjarët, viktima të grabitjes, bënë me dije se shuma prej 100 mijë eurosh e grabitur, ishte e fshehur në dyshemenë e shtëpisë.

Aktualisht ka nisur puna hetimore pas dëshmisë së familjarit A.K. lidhur me ngjarjen në fjalë. Policia e Vlorës po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat