Aksident në Elbasan, humb jetën 1 person, 4 plagosen

Kronikë e zezë

Aksident në Elbasan, humb jetën 1 person, 4 plagosen

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 15:54

Një aksident i rëndë në zonën e Belshit i mori jetën një personi dhe plagosi rëndë katër të tjerë. Shtetasi Jani Selimi mësohet se ka humbur jetën nga aksidenti.

Nga ngjarja janë dëmtuar rëndë bashkëshortët Dhimitër dhe Anxhela Buzani, si dhe e mitura me inicialet L.S.

Makina tip “Fiat” me targa EL 2028 C, që drejtohej nga Indrit Buzanin mësohet se ka dalë nga rruga, ku viktimë mbeti pasagjeri Jani Selimi.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat