Ferizaj: Arrestohen gjashtë persona, detyronin një të mitur të kryejë prostitucion

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohen gjashtë persona, detyronin një të mitur të kryejë prostitucion

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:10

Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore pas disa hetimeve ka arrestuar gjashtë persona, për të cilët dyshohen se e kanë mbajtur një femër të mitur të cilën e kanë detyruar të kryejë prostitucion. Këta persona janë arrestuar për shkak së kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ duke rekrutuar, ndihmuar ose kontrolluar viktimën, duke e mbajtur në situatë të varësisë personale dhe ekonomike, ku për shërbimet seksuale të ofruara nga viktima të dyshuarit kanë përfituar materialisht.

Pas bastisjes së njërit të dyshuar është konfiskuar një revole Ekol Special me një karkator, një thikë dhe dy telefona.

Policia për këtë rast raporton se “Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ duke rekrutuar, ndihmuar ose kontrolluar viktimën femër K-Shqiptare e mitur, duke e mbajtur në situatë të varësisë personale dhe ekonomike, ku për shërbimet seksuale të ofruara nga viktima të dyshuarit kanë përfituar materialisht. Me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e njërit nga të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole Ekol Special me një karikator, një thikë dhe dy telefona. Të dyshuarit dërgohen në mbajtje”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat