“Kë do të vrisnit të parin, mamin apo babin”

Kronikë e zezë

“Kë do të vrisnit të parin, mamin apo babin”

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:31

Dy mësuese të shkollës fillore në Scarmagno u pezulluan nga puna, pasi u akuzuan nga prindërit për keqtrajtimin e fëmijëve të klasës së tretë. Historia e këtyre dy mësueseve nuk ka ndezur debat për abuzimin ndaj fëmijëve, por për mënyrën se si ato u kërkonin fëmijëve që të përgjigjeshin për tema absurde, të tipit: “Kë do të vrisnit më parë, mamin apo babin”.

Ankesa e prindërve të shqetësuar nga rrëfimi i fëmijëve në shtëpi, bëri që prokurori të niste një hetim duke vendosur kamera në klasë, pranverën e kaluar për të ndjekur sjelljen e mësueseve.

Nga filmimet është parë se janë trajtuar dhe tema të tilla si ajo e seksit, ku dy mësueset flisnin me fraza të tilla si: “Seks është edhe kur babai yt ndalet në rrugë për prostituta, ose kur mamaja juaj bën dashuri me burra të tjerë”.

Dy mësueset u pezulluan menjëherë, ndërkohë që pritet t'u jepet mundësia për të dhënë shpjegimet e tyre, për atë çfarë ka ndodhur. Lajmi ka bërë bujë në mediet italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat