​I kërkuari nga Mali i Zi kapet në Vjenë me pasaportë të Kosovës

Kronikë e zezë

​I kërkuari nga Mali i Zi kapet në Vjenë me pasaportë të Kosovës

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:44

Qytetari i Malit të Zi, Safet Kaliq, është arrestuar në Austri me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Ai në vitin 2011, me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Malit të Zi, është lëshuar nga NCB Interpol Podgorica, ka njoftuar dje në konferencën për shtyp ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviq.

Malazezi Safet Kaliq, i cili dyshohet për pastrim parash në vlerë prej tetë milionë eurosh, të fituara nga shitja e narkotikëve, në regjistrat të policisë malazeze njihej si i arratisuri më i kërkuar. Pasi që u lëshua urdhër-arresti, Kaliq u kap në kryeqytetin austriak, Vjenë.

"Në momentin e arrestimit, Safet Kaliq ka përdorur dokumente kosovare të identifikimit. Ka përdorur pasaportë me emër Murik Rifat. Në bashkëpunim mes policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi më parë është konfirmuar se bëhet fjalë për dokument të rremë. Komunikimi me policinë në Vjenë ka vazhduar me qëllim të ekstradimit. Në përputhje me procedurën ligjore, pas paraburgimit, Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi do t’i dërgojë policisë austriake kërkesë për ekstradim të arrestuarit", deklaroi kreu i MPB-së së Malit të Zi.

Para Dhomës së Posaçme të Gjykatës së Lartë në qytetin Bijelo Polje, më 6 tetor ka përfunduar gjykimi kundër Safet Kaliq, vëllait të tij dhe kundër bashkëshortes së tij, për pastrim të parave në vlerë prej tetë milionë eurosh, të fituara me nga shitja e narkotikëve. Safet Kaliq është gjykuar në mungesë, dhe me vendim të prokurorisë atij dhe familjarëve të afërt i është konfiskuar prona në vlerë prej 22 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat