Kaluan mallra kontrabandë, pranga inspektorit dhe tregtarit

Kronikë e zezë

Kaluan mallra kontrabandë, pranga inspektorit dhe tregtarit

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:17

Një inspektor i antikontrabandës dhe një tregtar janë arrestuar ditën e sotme, pasi kalonin në doganën e Kapshticës, mallra kontrabandë.

Bashkim Prençi është inspektor antikontrabande në Drejtorinë e Doganave, i cili së bashku me tregtarin Pëllumb Murati, kalonin mallra kontrabandë në Kapshticë. Sipas burimeve të policisë mësohet se Bashkim Prençi merrte ryshfet nga Murati për të lejuar kalimin e jashtëligjshëm të mallrave në doganë.

Policia njoftoi se aktualisht janë nën procedim penal edhe dy doganierë, Vasfi Toska dhe Hodo Cane, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë vepër penale, pasi nuk kanë kontrolluar automjetin që zotëronte mallrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat