Atentat biznesmenit 45-vjeçar

Kronikë e zezë

Atentat biznesmenit 45-vjeçar

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:56

Qyteti i Vlorës u trondit nga disa të shtëna armësh në zonën pranë bashkisë, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, dhe sipas burimeve mësohet se objekt atentati ka qenë një biznesmen ndërtimesh. “Shqiptarja.Com” shkruan se atentati do të kryhej kundër biznesmenit 45-vjeçar Arben Veliko.

Ky i fundit u qëllua në ecje nga një automjet, teksa po kthehej në shtëpi i vetëm. Nga goditja me armë u prek vetëm automjeti i tij, tip “Tuareg”, ndërsa 45-vjeçari vazhdoi rrugën në lagjen “Partizani”. Automjeti tjetër që e qëlloi, u largua në drejtim të paditur.

Policia ngriti postblloqe për të kapur autorin ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se biznesmeni është qëlluar edhe një muaj më parë tek kullat ‘Aleksandria’ ku mbeti i plagosur me dy plumba në trup, duke i shpëtuar fatmirësisht atentatit. Ende nuk dihet identiteti i personave dhe numri i atyre që qëlluan në drejtim të Velikos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat