Përplas motorin, humb jetën drejtuesi 24-vjeçar

Kronikë e zezë

Përplas motorin, humb jetën drejtuesi 24-vjeçar

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës.

Aksidenti ndodhi në autostradën Lushnjë-Fier, ku një 24-vjeçar që udhëtonte me motor, u përplas nga një automjet. Elinor Arapi gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit që e përplasi atë, u largua me shpejtësi.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku nisi kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat