Përdhunoi dhe grabiti 80-vjeçaren, arrestohet një i ri shqiptar

Kronikë e zezë

Përdhunoi dhe grabiti 80-vjeçaren, arrestohet një i ri shqiptar

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 21:23

Një 24-vjeçar shqiptar nga Lushnja është arrestuar sot nga policia italiane pasi dyshohet se ka përdhunuar dhe grabitur një të moshuar italiane, në praninë e burrit të saj invalid.

Bëhet fjalë për Ener Sadikun, i cili më 10 qershor dyshohet se ka rrahur, përdhunuar dhe më pas grabitur një 80-vjeçare me profesion juriste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rimini në orën 04:00. Sadiku u ngjit në një tub kullimi, për të arritur në katin e parë të ndërtesës dhe pasi theu dritaren, hyri në apartament.

I riu ka hyrë në dhomën e gjumit të çiftit dhe menjëherë ka nisur të sulmojë të moshuarën me grushte, duke i kërkuar t’i tregonte se ku i fshihte paratë dhe bizhuteritë.

Pasi ka hasur në hezitimin e 80-vjeçares, Sadiku e ka kërcënuar se do ta vrasë dhe pastaj i ka grisur bluzën e natës për të shkuar deri te përdhunimi në sy të bashkëshortit të saj me Alzhaimer.

Pas kësaj ai ka marrë një shumë pre 800 eurosh dhe disa bizhuteri që vlenin 30 mijë euro, duke u larguar nga dritarja.
Kjo është dëshmuar përpara policisë nga vetë ish-gjyqtarja, tashmë në pension.

Në agim, viktima e sulmit ka telefonuar policinë duke i dëshmuar gjithçka ndodhi. Theksi shqip i Sadikut ka bërë që e moshuara të kuptojë prejardhjen e tij dhe kjo dërguar gjurmët e para tek policia.

Hetimi rutinë filloi dhe faktet tregonin për një kontekst familjar dhe në veçanti u piketua gruaja që kujdesej për pastrimin, në shtëpinë e çiftit të moshuar. Zonja quhej Aida dhe ishte shqiptare. Ajo kishte një djalë 24 vjeç që quhej Ener Sadiku.

Policia përgjoi telefonin e tij dhe rezultoi se natën e grabitjes, 24-vjeçari ishte në zonë dhe menjëherë pas ngjarjes, telefoni i tij celular ishte fikur, për t’u ndezur pas 2 ditësh në Veneto.

Si provë për gjakftohtësinë e tij dhe për të provuar nëse viktima e kishte denoncuar apo nëse e mbante mend, shqiptari vendos të testojë kujtesën e viktimës së moshuar, kur vetëm 20 ditë pas grabitjes, 24-vjeçari hyn në shtëpinë e 80-vjeçares, duke pretenduar se po kërkonte nënën e tij.

Por ish-gjyqtarja u kujtua që djalin nuk e kishte parë kurrë dhe fytyra e tij i shkaktoi një shkëndijë në kujtesë. Ditën tjetër ajo shkoi në stacionin e policisë, për të folur me hetuesit.

Ata i dhanë një fotografi të qartë të shqiptarit dhe aty ajo filloi të njihte agresorin, nga fytyra, pasi natën e grabitjes ai nuk mbante maskë.

Më tej, një shenjë tjetër dalluese, e cila e bindi ish-gjyqtaren italiane ishte një tatuazh pak i infektuar që Sadiku kishte në krah.

Kaq ka mjaftuar që Gjykata e Riminit të lëshojë një urdhër-arrest për arrestimin e shqiptarit ditën e premte në “Marconi” të Bolonjës, nëpërmjet të cilit ai do të fluturonte për në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat