Vetura bie në greminë, humb jetën kryetari i komunës

Kronikë e zezë

Vetura bie në greminë, humb jetën kryetari i komunës

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:56

Një aksident rrugor i ka marrë jetën kryekomunarit të Komunës Lenie në Gramsh, Astrit Bici.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:30 në aksin Moglicë-Lozhan.

Paraprakisht mësohet se mjeti me të cilin udhëtonte Bici është përplasur me një makinë tjetër dhe ka përfunduar në humnerë në 50 metra thellësi.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat