Gjakovë: Për një parking e bënë për spital

Kronikë e zezë

Gjakovë: Për një parking e bënë për spital

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:49

Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën për shkak të një parkimi veture.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”, ku viktima është nxjerrë zvarrë nga vetura dhe është goditur nga i dyshuari.

Si pasojë, viktima ka pësuar frakturë dhe lëndime të tjera trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat