I bie pema sipër, vdes 57-vjeçari nga Korça

Kronikë e zezë

I bie pema sipër, vdes 57-vjeçari nga Korça

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:03

Shkoi në pyll për të prerë dru për dimrin, por nuk u kthye më në shtëpi. Ky është fati tragjik i një 57-vjeçari nga Korça që u zu poshtë nga një pemë që po priste.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Bofje, të qarkut Korçë.

Sipas medieve lokale, 57-vjeçari është zënë poshtë nga një pemë që e ka prerë dhe kjo siç duket i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ai është identifikuar si G. Corbashi. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat