Tiranë-Milot, aksidenton këmbësorin, drejtuesi tenton të largohet

Kronikë e zezë

Tiranë-Milot, aksidenton këmbësorin, drejtuesi tenton të largohet

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 21:24

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Tiranë, me pasojë plagosjen e rëndë të një këmbësori. Ndërkohë raportohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar dhe të largohet nga vendngjarja.

Drejtuesi i mjetit, Bujar Myftari, 32 vjeç dhe me banim në Kukës, pasi ka përplasur një këmbësor tek mbikalimi i Patokut, është orvatur të largohet nga vendngjarja. Ndërsa Policia e Shtetit raporton se ka bërë të mundur kapjen e Myftarit, pak çaste më pas, me ndihmën e efektivëve të Policisë Fushë-Krujë.

Këmbësori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është përplasur nga një kamion tip "Benz" dhe me targa "AA789DM" dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat