Babai vret djalin 9 vjeç, i pret organin gjenital, kishte urinuar në shtrat

Kronikë e zezë

Babai vret djalin 9 vjeç, i pret organin gjenital, kishte urinuar në shtrat

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 19:01

Vrau me thikë djalin e tij nëntë vjeçar, sepse kishte urinuar në shtrat dhe më tej i preu organin gjenital. Protagonist i kësaj ngjarje është një burrë kinez 39 vjeçar, Tang Minghua, me banim në Zhenxiong, në provincën e Yunnan. Mësohet se burri ishte i papunë dhe kishte probleme të rënda me alkollin, si dhe ishte braktisur nga e shoqja e cila e kishte lënë për dikë trjetër duke marrë me vete vetëm vajzën dhe duke i lënë Tang, djalin e tyre nëntë vjeçar, Kao. Minghua i kishte thënë të birit që të shkonte në tualet para se të flinte, por ky i fundit i ishte përgjigjur me fjalët se nuk kishte nevojë dhe më tej kishte urinuar në shtrat. Në këto kushte, i acaruar 39 vjeçari e ekzekutoi djalin. Ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë, duke zbuluar edhe rrethanat e krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat