Sharronte pemën, gjen vdekjen një djalë në Korçë

Kronikë e zezë

Sharronte pemën, gjen vdekjen një djalë në Korçë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 16:52

Një djalë nga Korça ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale. 32 vjeçari Mikel Saliu, ka humbur jetën teksa një pemë e ka zënë poshtë, gjatë kohës që ky i fudnit po e sharronte me sharrë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Orman, ku i riu ka qenë duke prerë një pemë për dru, por shembja e saj mbi trupin e tij i ka shkaktuar vdekjen. Çdo ndihmë e dhënë ndaj Saliut ka rezultuar e kotë, për shkak të dëmtimeve fatale. Ndërkohë nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet, me synim zbardhjne e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat