E tmerrshme: Ia qep vajzës gojën!

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Ia qep vajzës gojën!

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 12:00

Kapi perin dhe gjilpërën dhe deshi t’i qep vajzës gojën, pasi vogëlushja ankohej për kushte jo të mira.
Rana Cooper, abuzonte me vajzën e saj të adoptuar, duke i dhënë të hajë nevojë të maces dhe e detyronte të fuste gishtin në guacën e tualetit e ta lëpinte më pas.

Vajza nuk lejohej të hante apo të shkonte në tualet, derisa të përfundonte të gjitha punët e shtëpisë.

Gruaja 46 vjeçe po ashtu akuzohet se e kishte rrahur shpesh vajzën dhe se shumë shpesh e kishte kapur për fyti duke e lënë pa frymë.

Fëmijën që e kishte adoptuar në vitin 2008, së bashku me burrin Richard, ajo e kishte trajtuar si skllave dhe e kishte keqtrajtuar gjatë tërë kohës.

Gjykata në Pensilvani të ShBA-së, po e akuzon zonjën Cooper për sulm, përdhunim dhe rrezikim të mirëqenies së fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat