Tiranë, grindje me thika në Selitë, një i plagosur, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Tiranë, grindje me thika në Selitë, një i plagosur, arrestohet autori

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 23:00

Një person është plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës me thikë në zonën e Selitës. Ai quhet Arben Barbezi dhe autori i plagosjes është Luan Daullexhiu.

Policia, e njoftuar për grindjen mes dy personave, ka arrestuar autorin e ngjarjes ndërkohë që ka nisur me urgjencë në spital të plagosurin.
Nuk dihen arsyet e grindjes ndërmjet tyre, policia është duke e hetuar ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat