E përplas makina, 50-vjeçari gjen vdekjen

Kronikë e zezë

E përplas makina, 50-vjeçari gjen vdekjen

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 16:49

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një burri të moshës 50-vjeçare në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, tek mbikalimi në autostradë, në afërsi të rrugës së Patokut.

Nga burime në vendngjarje mësohet se viktimë ka ngelur Zef Bushi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit me targa AA 069 EH, Mondi Lekgjonaj.

Efektivët e policisë po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat