Arrestohet shoferi, tentoi të korruptonte policin rrugor

Kronikë e zezë

Arrestohet shoferi, tentoi të korruptonte policin rrugor

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 13:31

Një 25-vjeçar është arrestuar të dielën paradite pasi tentoi të korruptonte një polic qarkullimi në kryeqytet.

Ishte kapur në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dhe për t’ia hedhur pa u “lagur” i ka ofruar ryshfet policit, një tentativë kjo e dështuar.

Në një njoftim të Policisë së Qarkullimit Rrugor thuhet se Eldi Ramazani drejtonte makinën tip “Peugeot” me targa AA 898 CX kur është ndaluar në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Efektivi i policisë ka konstatuar se 25-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe në këtë moment i riu ka tentuar ta korruptonte me 10 mijë lekë të reja, në mënyrë që të mos i bllokohej patenta dhe mjeti.

Pas kësaj, 25-vjeçari pritet të përballet me drejtësinë pasi, akuzohet për korrupsion aktiv, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat