Arrestohen tre persona - e vranë dhe e varrosën një qytetar në mal

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona - e vranë dhe e varrosën një qytetar në mal

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 11:56

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, dy meshkuj dhe një femër, nën dyshimin se kanë marrë pjesë në një vrasje.
Sipas policisë, të dyshuarit e kanë vrarë viktimën dhe e kanë varrosur në një mal, në afërsi të Prishtinës.

Policia konfirmon se të dyshuarit janë shqiptarë, ndërsa, viktima një boshnjak me shtetësi serbe.

“Rr. Mark Isaku, Prishtinë12.10.2014-19:00 .Raportohet se pas zhvillimit të hetimeve intensive me 18.10.2014 policia ka identifikuar dhe arrestuar tretë dyshuar, dymeshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e të cilët në bashkëveprim, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull Boshnjak Shtetas i Serbisë, e kanë dërguar në një mal dhedyshohet see kanë vrarë viktimën dhe e kanë varrosur për ti fshehur gjurmët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kufomën e viktimës e kanë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Me vendim tëprokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat