Tragjedi në Itali, burri ther djalin me thikë, plagos gruan e vajzën dhe vetëvritet

Kronikë e zezë

Tragjedi në Itali, burri ther djalin me thikë, plagos gruan e vajzën dhe vetëvritet

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 10:27

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Milano të Italisë dhe më saktë në afërsi të liqenit Caccia Dominioni, ku filipinezi 43 vjeçar, Rowell Alvarez, ka vrarë nëpërmjet goditjeve me thikë të birin 16 vjeçar dhe ka plagosur të shoqen e vajzën 20 vjeçare, përpara se të vriste dhe veten. Në vendngjarje për të hetuar krimin ka mbërritur policia e shtetit ndërsa ajo që ka dhënë alarmin mbi tragjedinë ka qenë gruaja e shtëpisë, e cila kishte marrë disa plagë nga bashkëshorti në pjesën e shpinës. Gruaja 48 vjeçare u transportua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në kushte më të rënda ndodhet e bija 20 vjeçare, e cila është plagosur në bark. Forcat e policisë janë përballur me një skenë tragjike në momentin që kanë mbërritur në dyert e familjes. Në divan ndodhet i shtrirë bashkëshorti, i cili e kishte ende dorën të vendosur tek thika e ngulur në grykën e tij dhe shumë pranë i shtrirë pa jetë i biri, me grykën që i rridhte gjak nga goditja me thikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat