Meksikë, gazetari vritet drejtpërdrejt në emision

Kronikë e zezë

Meksikë, gazetari vritet drejtpërdrejt në emision

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 00:00

​Një gazetar dhe drejtor i një reviste në shtetin meksikan të Sinaloas(veriperëndim) është shpallur i zhdukur që prej një jave, ndërkohë që një prezantues në radio u vra gjatë emisionit të tij që po zhvillohej drejtpërdrejt në të njëjtin rajon.
“Antonio Gamboa Urias u pa për herë të fundit më 10 tetor ora 23:00. Më pas ai hipi në automjetin e tij. Që nga ajo ditë nuk dihet se ku gjendet”.
Të nesërmen në mëngjes, Atilano Roman, kryetari i një grupi të shpërngulurish për shkak të ndërtimit të një dige në Sinaloa, u vra ndërkohë që po prezantonte emisionin e tij drejtpërdrejt në radio.
Gamboa kishte marrë pjesë në gusht në një mobilizim kundë një ligji që limitonte në këtë shtet punimet gazetareske mbi fakte delikate, që përfundimisht u shfuqizua.
Meksika është në krye të vendeve ku ushtrimi i profesionit të gazetarit është më i rrezikshmi, me 81 gazetarë të vrarë mes janarit të vitit 2000 deri në shtator të vitit 2014 sipas organizatës franceze Reporterë pa Kufij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat