Mësuesja rreh nxënësen: Do të të vras (VIDEO)

Kronikë e zezë

Mësuesja rreh nxënësen: Do të të vras (VIDEO)

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 12:38

Ajo që duket si një rrahje në korridor midis dy nxënëseve, në fakt rezulton të jetë një rrahje mes një mësueseje dhe një nxënëse.

Përleshja ka ndodhur në gjimnazin “Carver Vo-Tech”, në Baltimoren perëndimore. Videoja është xhiruar nga disa nxënës me celuar. Në një moment, mësuesja godet nxënësen 17-vjeçare te dollapët, duke i thënë asaj, “Kjo nuk është një lojë. Unë do të të vras këtu”.

Sipas dëshmive të nxënësve, sherri ka nisur pasi mësuesja nuk e ka lënë vajzën të përdorë telefonin gjatë një provimi. Fillimisht ai nisi nga nxënësja e cila shtyu disa karrige në drejtimin e mësueses dhe më pas hodhi një libër drejt saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat