Arrestohet shqiptari, tregtonte drogë me motor

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari, tregtonte drogë me motor

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 11:35

Arrestohet shpërndarësi shqiptar i drogës në Perugia, pas gjurmimit për një kohë të gjatë nga policia italiane. 22-vjeçari Fejzulla Tomçini, u ndalua nga policia direkt pasi kishte shitur një dozë kokaine.

Shtetasi shqiptar që shpërndante kokainën me një motor të fuqishëm, ishte i njohur për policinë vendase. Fejzulla Tomçinit iu sekuestruan 4 doza të tjera kokaine dhe rreth 3 mijë euro, të ardhura nga shitjet e drogës.

22 vjeçari shqiptar pa një punë të qëndrueshme, u ndalua nga uniforma blu në janar të viti të kaluar dhe u dëbua për në Shqipëri. Pas vetëm dy muajsh Fejzulla Tomçini u kthye në mënyrë klandestine në Itali, ku mori përsipër biznesin fitimprurës të drogës në periferi të Perugias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat